​Ende s’ka filluar seanca, asnjë deputetë i VV-së nuk ka hyrë në Kuvend

Deri më tani në Kuvendin e Kosovës ka hyrë kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe disa deputetë të tjerë të PDK-së dhe të AAK-së.

Përveç nënkryetares së Kuvendit nga radhët e LVV-së Arbërie Nagavci, asnjë deputet tjetër nuk është parë duke hyrë në Kuvend nga kjo parti.

Po ashtu, deri më tani nuk janë parë as deputetë të LDK-së.