Turqi, rreth 13.000 persona nga jashtë karantinohen

Afër 13,000 qytetarë që kanë ardhur nga jashtë ndodhen aktualisht në karantinë në Turqi, si pjesë e masave për të zbutur përhapjen e koronavirusit të ri(COVID-19), bëri të ditur sot ministri i Rinisë dhe Sportit i vendit, Mehmet Kasapoğlu.

Gjithsej 12.912 qytetarë janë nën karantinë në konviktet e 57 provincave, tha Kasapoğlu.

Mbi 20.400 qytetarë u liruan nga konviktet pasi mbaroi koha e tyre në karantinë, tha ai.

Turqia të hënën konfirmoi 98 vdekje tjera nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur numrin e vdekjeve në 1.296. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirus është rritur në 61.049.