​Driton Kuka për Majlindën: Mos u hidhëro sot të lutem, do të jesh gjithmonë kampione

Kuka derisa e quan Majlindën krenari të veprimtarisë së tij ka nënvizuar edhe se ajo do të jetë gjithmonë kampione olimpike, botërore e evropiane

Ai ka shkruar “Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar”.

Shkrimi i plotë i Kukës:

Krenaria e veprimtarisë time …

Majlinda të falënderoj për jetë!

Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane!

Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.

Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!

Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lartë Majlinda!

Krenar me ty deri në frymën time të fundit