Zaev thotë se do të shqyrtojë seriozisht mundësinë për qeveri pa BDI-në!

LSDM seriozisht do të mendojë për raportet në koalicion me BDI-në, pas bllokimit të ndryshimit të kodit zgjedhor me të cilin duhej të ulet numrin e njësive zgjedhore nga 6 në 1.
Duke u përgjigjur sot në pyetje gazetari, kryeministri Zoran Zaev nuk e fshehu aspak pakënaqësinë nga partneri qeveritar që ndaj ndryshimit të Kodit zgjedhor propozoi 5.000 amendamente.
“”Me të vërtetë ky është shkak serioz për të menduar për qëndrueshmërinë e koalicionit që LSDM do ta hapë”, paralajmëroi Zaev, transmeton Gazeta Lajm.
I pyetur nëse kjo do të thotë se do të ketë koalicion të ri, Zaev edhe një herë përsëriti se do të mendojë seriozisht.
“5.000 amendamente me të vërtetë paraqesin porosi të keqe. Kushdo që të jetë është too much (tepër). Krejt ky diskutim që ndodh këtyre ditëve, ne e kemi të qartë se është fushatë zgjedhore, e kam të qartë se çdo parti politike pozicionohet, por ne e kemi detyrë që të gjitha mesazhet politike që vijnë ndaj nesh t’i shqyrtojmë”, thotë Zaev.