VMRO: Zaevi është i frikësuar

Republika e Maqedonisë nuk guxon më të jetë peng e krimit dhe lakmisë së Zoran Zaevit.

Zgjedhje duhet të ketë që të ndalet agonia trevjeçare e huazimit të vazhdueshëm, ikjes së të rinjve, epidemisë nga korrupsioni, zero investimeve kapitale dehe fundosja e përgjithshme.

Për çdo ditë, frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët bëhet më e madhe për shkak se e din se do ta çojnë në opozitë, do të kërkojnë nga ai edhe përgjegjësi penale dhe kthimin e çdo denari të vjedhur.

Zaevi i falur së bashku me LSDM-së me ligjin për Prokurori Publike dëshiron ta amnistojë veten dhe të vazhdojë me drejtësinë selektive. Është e qartë se ai është koka e krimit. Nga incizimi i publikuar në opinion mund të dëgjohet se si krimineli Zoran Zaev pranon se ka ndihmuar televizionin e Bojan Jovanovski, i cili është i dyshuari kryesor për rastin ‘Zhvatje’ së bashku me Katica Janevën.

Për këtë shkak Zoran Zaevi dëshiron të bëj të ligjshme një padrejtësi klasike, respektivisht incizimet ilegale të përdoren si dëshmi për të tjerët, por jo edhe për atë, pasi janë me datë më të re.

Më 12 prill LSDM-ja dhe Zoran Zaevi largohen, Zoran Zaev asnjëherë më.

VMRO-DPMNE

Loading...