Rezultati zgjedhjeve: Albinistët “triumfuan” përballë Ramistëve!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare në Maqedininë e Veriut (MV), më shumë sesa përplasje tensionuese dhe e ashpër mes koalicioni shqiptarë “VLEN” dhe atij multietnik “Fronti Evropian” që udhëhiqej nga partia e Ali Ahmetit, paraqte një përplasje midis dy kryeministrave shqiptarë atij të Republikës së Kosovës Albin Kurtit dhe kreu të Ekzekutivit shqiptarë Edvin Rama, në kontekst të shtrirjes së ndikimit tek shqiptarët e MV-së. Tua sjelli në kujtesë se një ‘betejë’ e tillë kohë më parë u zhvilluar edhe në Luginën e Preshevës, ku bindshëm triumfuan partitë pro Albin Kurtit – “Albinistët”.

Gjykuar sipas rezultateve preleminare që i paraqiti KShZ-ja (Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve), del që “albinistët” (VLEN), të kenë pozicion shumë më avancues për tu bërë pjesë e qeverisë së re, të cilën sipas të gjitha gjasave, do ta drejtojë kreu i partisë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE Kristijan Mickovskit, i cili në paraqitjet e tija të njëpasnjëshme, nuk ka ngurruar preras të deklaroj se qeverinë “do ta bëjë me VLEN”, dhe se do t’i ndjekë skandalet kiminale dhe aferat korruptive, gjatë qeverisjes së Ali Ahmetit.

Beteja e përplasjes se dy kryeministrave shqiptarë, ka kohë që e zhveshur ka dalë në syprinë (sipërfaqe), ndërkohë që Edi Rama as që është përpjekur për ta fshehur, duke pretenduar që të bëhet “lider rajonal”. Ideja ose më mirë thënë përpjekjet e tija të cilat shpeshherë kanë qenë të habitshme, bile edhe jo të këndshme për shqiptarët e Kosovës, MV-së dhe Luginës së Preshevës, shpeshherë kanë hasur në reagime të ashpëra nga kryeministri i Kosovës, cili në shumë raste i ka injoruar komplet, bile-bile disa prej tyre apriori i ka hedhur poshtë. Bëhet fjalë për propozimin e ndarjes respektivisht shkëmbimit të territorit të Kosovës dhe Serbisë, pastaj propozimi i Ramës për Asociacionin etj…, të cilat Albini i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. Pikërisht mospërfilja nga ana e Kurtit, ka bërë që Rama të mos ndihet mirë e komod, si në kohën kur Hashim Thaçi ishte në qeveri, gjë që është reflektuar edhe më veprime të tjera të habitshme nga Edi Rama, duket e quajtur veriun e Kosovës si “tokë e askujt”, organizimin e Europianit 2027 e Serbië etj…

Çuditërisht, idetë e Ramës dalin pak a shumë si të jenë në të njëjtën linjë me ato të Vuçiqit, e të cilat mbështeten edhe nga Ali Ahmeti, por edhe një grupacion i vogël politikë në Luginë, në krye me ish-kreun e Preshevës Shqipërim Arifi. Që të dy këta miq të Edi Ramës, forcërisht dhe pa hezitimi e kanë mbështetur, biles edhe vazhdojnë ta mbështesin akoma, idenë ruse gjegjësisht projektin “Open Ballkan”, që u promovua në qytetin serb Novi Sad, më 2019, nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe ish-kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. “Open Ballkan” sipas vlerësimeve të shumë njohësve shqiptarë të rrjedhave ekonomiko-politike, paraqet “përpjekjen e Serbisë që nëpërmjet dominimit ekonomik, të shtrijë hegjemoninë në shtetet fqinje dhe rrjedhimit të krijojë Jugosllavinë e re”, sipas projektit ruso-serb.

Të gjitha këto ide vuçiciane (serbo-ruse), pra që mbështeten nga “ramistët” politikë shqiptarë në Tiranë, në Maqedoninë e Veriut dhe gjetiu, do të pësojnë dështim e goditje të rëndë, sikur këto ditë “albinistët” gjegjësisht VLEN – partitë opozitare shqiptare në MV, do të bëhen pjesë e qeverisë së Mickovskit, gjë që edhe simbolikisht por edhe përfundimisht, do të shënojë zbehjen e “ndikimit të ramizmit” tek shqiptarët e Maqedonisë dhe me automatizëm, rritjen e “ndikimit albinist”.
Goditje kjo, që do të jetë goxha therrëse jo vetëm për Ramën, por edhe për mikun e tij presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sepse këtij të fundi do t’i ngushtohet hapësira për manovrime politike, si këto të tanishmet.
Rrjedhimisht, në këtë mënyrë edhe në Maqedoni po krijohen aleanca, forca politike të cilat në njëfarë mënyrë do t’i shpallin luftë pushteteve hibride, autokrate, që jo pak ndikohen nga Serbia e Rusia, të cilat kohëve të fundit po i humbin betejat edhe terrenin.
Nëse fryma e këtillë albiniste, që u instalua në Kosovë me fitoren e madhe të Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të shtrihet edhe në trojet tjera shqiptare, mbetet të shihet, por që është në rritje e sipër, këtë askush nuk mund ta kontestoj.
Edhe në Mal të Zi më nuk e keni në pozita të forta politike Dritan Abazoviqin, mikun e Edi Ramës.

Është tepër interesante se çfarë përpjekjesh bëri Edi Rama për t’i ndihmuar “miqtë e tij politikë shqiptarë”. Mënyra se si e bënte këtë me Abazoviqin, është tmerrësisht infantile, tendencioze dhe shumë qesharake. Një përpjekje të tillë edhe më qesharake, e shumë tendencioze pa kurrfarë parimi, e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke u përzier direkt në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, me anë të shpalljes së Ali Ahmetit për Qytetarë Nderi në 2-3 qytete të Shqipërisë. Pra, nuk e bëri si kryeministri Kurit, me mbështetje publike dhe shumë korrete, duke respektuar “rregullat e lojës”. Nëse është për t’iu besuar disa informacioneve nga terreni të publikuar në disa rrjete sociale të Kosovës, në Kosovë nga policia ditë më parë ishin kapur qindra mijëra euro (lekë nëntoke), që si destinacion të fundit paskan patur Maqedoninë e Veriut, pikërisht gjatë fushatës elektorale në Maqedoni. Dyshohet se lekët e tilla, të kenë qenë të destinuar për “blerje votash”. Nuk do shumë mend se këto lekë, nga e kishin origjinën dhe për kë ishin të destinuar në Maqedoninë e Veriut. Fjala e urtë popullore thotë: “Miqtë e mire, në ditë të vështira njihen!!!”

Pra, ta rrumbullakojmë në bazë të argumenteve të mësipërme: Përderisa “albinizmi” po shtrihet në hapësirën shqiptare, “ramizmi” po tkurret! Çështja është se deri Kur dhe deri Ku? Triumfalizmi simbolik i opozitës shqiptare VLEN në Maqedoninë e Veriut, është një lajm ogurzi për kryeministrin e Shqipërisë, rrjedhimisht edhe për të gjithë miqtë e tij nga Beogradi, Podgorica, Reçica e Vogël…