NRG Band me këngë të re, i këndojnë dashurisë

NRG Band kanë finalizuar punimet e projektit më të ri të cilin do ta publikojnë në fillim të javës që po vjen.

Vokalisti i këtij grupi muzikor, Besnik Qaka ka ndarë një pjesë së këngës në llogarinë e tij në Instagram dhe shohim se dashuria është tematika e këtij projekti.

“Nesër premierë ora 14:00” shkruan Besniku në postimin e bërë duke lënë enigmë titullin e këngës.