Askujt nuk i ka shkuar në mendje, zbulohet klubi ku do të luaj Lukaku nga sezoni i ri

Romelu Lukaku duket se do të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe nuk do të rikthehet në futbollin italian.

Sulmuesi belg është i huazuar te skuadra italiane nga Chelsea, por Roma nuk ka klauzolë për blerjen e detyrueshme në fund të sezonit.

Përkundër se Lukaku ka oferta të shumta nga Arabia Saudite, Liga Premier e Anglisë dhe Roma që dëshiron ta mbajë, një mik i tij ka befasuar gjithë opinionin me fjalët që ka thënë për belgun.

Gilles Mbiye-Beya është një mik i ngushtë i Lukakut dhe ai në një podcast të tij ka zbuluar të ardhmen e sulmuesit belg.

“Kam një pyetje. Supozoni se Anderlecht bëhet kampion dhe luan në Ligën e Kampionëve, a do ta rikthenin Lukakun? Unë e njoh mirë atë, dhe është e vërtetë që mund të ndodhë kjo”.

“Lukaku nuk ma thotë, por unëe di këtë edhe pse mund të jetë shumë herët. Më afër shtëpisë, klubi ku u rrit, nuk është asgjë e pamundur”, ka thënë Gilles Mbiye-Beya.

Kjo deklaratë e mikut të ngushtë të Lukakut ka bërë që gjitha mediat botërore të shkruajnë se Lukaku nga viti i ardhshëm do të bënte një transferim befasues te Anderlechti.