Arbër Ademi: Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël (FOTO)

Ministri i Arsimit, Arber Ademi, permes nje postimi ne Facebook, ka prezantuar objektin e ri te shkolles fillore ne Reçicë të Vogël, në Tetovë.

Ja postimi i plote i Ademit:

Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës!

Të arriturat e shqiptarëve mbajnë vulën e BDI-së dhe të Ali Ahmetit.

✅ Atë që e premtojmë edhe e realizojmë.

Kështuqë, ju njoftoj se do kemi objekt të ri shkollor për nxënësit në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.

Ditë të mira po vijnë për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.

Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

Ata të cilët nuk kan kapacitet, vizion dhe ide, sigurisht se nuk u mbetet tjetër, përveçse të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, maksimalisht të angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor.