Dje rreth orës 16:40 minuta, shtetasi slloven, M.R ka paraqitur në stacionin policor në Krushevë se në shtëpinë e vet e cila është nën pronësi të vëllait të tij të ndjerë, R.M nga Krusheva ka gjetur lëndë eksplozivi. Policia njofton se ekspertizë në vendin e ngjarjes do të kryhet ditëve në vijim dhe pohon se për ngjarjen janë njoftuar edhe Drjetoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Në stacionin policor në Krushevë, R.M (64) nga Republika e Sllovenisë ka lajmëruar se në shtëpinë e cila është në pronësi të vëllait R.M në rrugën “Partizanska”, ka gjetur lëndë eksplozivi. Për ngjarjen janë njoftuar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekspertiza do të kryhet ditëve në vijim”, thonë nga MPB.