Zyrtarizohet kandidatura e Bilall Kasamit në Tetovë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Billall Kasami do të jetë kandidat për kryetar në Komunën e Tetovës, bëjnë të ditur nga Lëvizja Besa, transmeton TV21.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, sekretarëve të partisë anëtarëve të kryesisë qendrore, nënkryetarëve, u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tetovës, ku kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Besar Durmishi dhe kryesinë e degës.

Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, do të garojë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami”, thonë nga Lëvizja Besa.