Zyrtari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi: Ali Ahmeti duhet të ju kërkon falje shqiptarëve, jo Zaevi! (Video)

Zyrtari i lartë i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ka komentuar kërkesën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti që Zoran Zaev të ju kërkon falje shqiptarëve për incizimin ku thotë se nuk vlejnë pesë pare. Bytyqi ka përsëritur se Zaev ka thënë për BDI-në se nuk vlen pesë pare, e jo për shqiptarët, duke shtuar se falje shqiptarëve duhet të ju kërkon Ali Ahmeti dhe BDI, sepse falë politikave të tyre në shekullin 21 shqiptarët jetojnë në kushte më të këqija se në pjesët tjera të vendit. Sipas Bytyqit është BDI e cila më shumë se askush tjetër ka diskriminuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që nuk pajtohen me politikat e BDI-së, transmeton Gazeta Lajm.
Kjo deklaratë e Bytyqit paraqet një “shuplakë” për BDI-në, prej ku vinin paralajmërime se tani pas zgjedhjeve LSDM “do ti lusë” për në Qeveri.

Bytyqi ka shtuar se Menjëherë pas konfirmimit dhe publikimit të rezultateve finale nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, LSDM do të nis bisedimet për formimin e Qeverisë së re me të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik për Integrim.

Sipas tij lideri i tij Zoran Zaev dhe partia që udhëheq nuk e kanë menduar ndonjëherë se në Maqedoni të Veriut mund të formohet një Qeveri pa faktorin politik shqiptar.

“Asnjëherë nga LSDM por besoj se edhe nga VMRO-DPMNE nuk e mendon se mund të ketë Qeveri pa shqiptarët, ku faktori shqiptar nuk do të jetë pjesë e saj”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi ka vazhduar me komentet duke bërë të qartë se kërcënimet dhe kushtëzimet e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministrin shqiptar nuk do të pranohen në tavolinën e bisedimeve.