Delegacioni i Qeverisë vendosi lule para përmendores së viktimave nga tërmeti

Delegacioni i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut , i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska, ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ministrja e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostoloski sot vendosi lule në Përmendoren e viktimave nga tërmeti i cili e goditi Shkupin në vitin 1963.

Shkupi u godit nga një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihter, 9 ballë Merkallit, në 5:17 të mëngjesit, më 26 korrik të vitit 1963. Tërmeti, i cili zgjati 20 sekonda, mori 1.070 jetë, lëndoi të paktën 3,000 njerëz dhe la rreth 200,000 shkupjanë pastrehë mbi kokë.

“Kryeqyteti i vendit pas tërmetit, u bë një simbol i solidaritetit në botë. Në procesin e rindërtimit të Shkupit, saktësisht 87 kombe nga e gjithë bota dërguan ndihmë që e ndihmuan atë të rindërtohej, dhe për shkak të kësaj qyteti mban epitetin “qyteti i solidaritetit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Respekt ndaj viktimave të tërmetit, siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, dhanë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, delegacione të Kuvendit dhe Zyra e Presidentit të shtetit, si dhe përfaqësues të Armatës si dhe ambasadorë dhe delegacione nga përfaqësitë diplomatike-konsullore në vendin tonë dhe familjet e viktimave.