Zyrtari i lartë amerikan bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

SHBA-ja ka insistuar që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti i nisur në shkurt vazhdon të intensifikohet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët të dorëzojnë armët.

Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit.

Ishte hera e parë që Austin foli me Shoigu-n që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.