Zyrtari amerikan: Fuqia ushtarake e Rusisë ka rënë nën 90 për qind

Fuqia luftarake e Rusisë në Ukrainë ka rënë nën 90 për qind, për herë të parë që nga fillimi i invazionit, tha një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane, duke treguar humbjet e mëdha të armëve dhe viktimat në rritje.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA) vlerësojnë se Rusia mblodhi më shumë se 150.000 trupa rreth Ukrainës pak para pushtimit, bashkë me shume avionë, artileri, tanke dhe armë të tjera zjarri.

“Për herë të parë, ato mund të jenë pak më pak se 90 për qind”, u tha gazetarëve një zyrtar i Mbrojtjes amerikane, në kushte anonimiteti.

Pothuajse një muaj pas fillimit të luftës, trupat ruse nuk arritën të marrin nen kontroll asnjë qytet të madh kurse forcat e armatosura ukrainase ndaluan përparimin e tyre pothuajse në të gjitha frontet.

Moska në vend të kësaj, është kthyer në bombardimin e qyteteve, duke mohuar se ka shënjestruar civilët.