Zyrtare, Wolves transferon sulmuesin e Atletico Madrid

Matheus Cunha është zyrtarisht lojtari më i ri i Wolves.

Anglezët kanë nënshkruar me sulmuesin brazilian, i cili fillimisht vjen në formë huazimi nga Atletico Madrid me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 50 milionë euro ose 44 milionë paund.

23-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Julen Lopeteguit më 1 janar.

Ish-lojtari i Sion, RB Leipzig dhe Hertha Berlin u transferua te Atletico në verën e vitit 2021 dhe shënoi shtatë gola sezonin e kaluar, por ka pasur vështirësi për të luajtur këtë sezon dhe tani kërkon të rigjejë veten dhe formën e tij më të mirë në Premier League.

Sulmuesi u shpreh i lumtur dhe i emocionuar për këtë transferim

“Jam i emocionuar që do të luaj në Premier League me Wolves dhe mendoj se është pika më e rëndësishme e karrierës time dhe jam i lumtur si një fëmijë. Lopetegui është një trajner i madh dhe ka një mentalitet të madh. Shihemi së shpejti” – ishin fjalët e para të brazilianit.