Zyrtare: Wolverhampton shkarkon trajnerin Bruno Lage

Skuadra e Wolves është pa trajner.

Gjatë ditës së sotme, Wolverhampton kanë marrë vendim për ta shkarkuar trajnerin Bruno Lage, përcjell lajmi.net.

Portugezi është liruar nga detyra e tij, një ditë pas humbjes 2:0 ndaj West Ham.

Humbja ndaj West Ham e la skuadrën e Wolves me vetëm gjashtë pikë nga tetë ndeshjet e para në Premier League.

Wolves kishin fituar vetëm një nga 15 ndeshjet e fundit nën urdhrat e Lage.

Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit e ka bërë të ditur edhe faqja e Wolves.