Zyrtare: Saka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Bukayo Saka do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit edhe për një kohë të gjatë.

Reprezentuesi anglez ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Arsenalin, shkruan lajmi.net.

Me kontratën e re, Saka do të mbetet në “Emirates Stadium” deri në vitin 2028.

“Sulmuesi ynë anglez Bukayo Saka ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. Që kur iu bashkua klubit si tetë-vjeçar, Bukayo ka përparuar nga akademia jonë në ekipin e parë, me këtë sezon duke nënvizuar edhe një herë statusin e tij si një nga talentet më të mirë në vend falë një tjetër edicioni vërtet të jashtëzakonshëm” – thuhet në komunikatën e Arsenalit.

Saka ka zhvilluar 37 ndeshje këtë edicion në Premierligë ndërsa ka shënuar 13 gola dhe ka ndihmuar skuadrën me 13 asistime.

21-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të “Topçinjve” nga vitit 2019, ndërsa hapat e parë gjithashtu i mori te klubi londinez.