Zyrtare: Ranocchia largohet nga Interi

Andrea Ranocchia është larguar nga Interi në drejtim të Monzas.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi i Monzas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Futbollistit i skadoi kontrata këtë verë me “Zikaltrit”, duke u transferuar si lojtar i lirë.

Ranocchia u transferua tek Interi në vitin 2011 dhe që prej atëherë ai është huazuar disa herë nëpër skuadra të ndryshme.