Zyrtare: Rafinha i bashkohet Real Sociedadit

Mesfushori brazilian, Rafinha, ka lënë skuadrën e PSG për t’u rikthyer dhe vazhduar aventurën e tij në La Liga, shkruan lajmi.net.

Lojtari do t’i bashkohet skuadrës së Real Sociedad, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Kartoni i lojtarit vazhdon t’i takojë skuadrës së Paris Saint Germain.

Rafinha më parë në La Liga luante me skuadrën e Barcelonës, që njihet si një nga aventurat e tij më të mira.