Futbollisti portugez, Pepe ka vazhduar kontratën me ekipin e tij Porto deri në qershor të vitit 2024.
40-vjeçari nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli dhe ka vazhduar edhe një vit tjetër me ekipin portugez, shkruan Lajmi.net
Mbrojtësi këtë sezon ka zhvilluar 19 paraqitje në ligë dhe ka qenë njeriu kyç i ekipit nga Portugalia.
Pepe te skuadra e Portos ishte transferuar nga skuadra turke, Besiktas. Kujtojmë që deri në përfundim të kontratës së re, Pepe mbush plotë 41-vite./Lajmi.net/