Mick Schumacher ka nënshkruar marrëveshjen me Mercedes.
Piloti gjerman, Mick Schumacher ka ndarë rrugët me skuadrën e Ferrari, për të kaluar te Mercedes, përcjell lajmi.net.
Skuadra e Mercedes ka konfirmuar marrëveshjen me Mick, pak minuta pas përshëndetjes së Ferrari me pilotin gjerman.
“Jemi të lumtur të konfirmojmë se Mick Schumacher do t’i bashkohet skuadrës në rolin e pilotit rezervist për vitin 2023”, thuhet në njoftim.
Mick, sezonin e kaluar ishte pjesë e Haas.