Alexandre Lacazette është kthyer te Lyon.
Pas një aventure të mirë me Arsenalin në Premier League, sulmuesi francez Lacazette ka vendosur të kthehet në Ligue 1, shkruan lajmi.net.
Olympique Lyon kanë njoftuar tashmë se Lacazette është kthyer në qytet.
Lojtari është transferuar si lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi kontratën me ‘Gunners’.
Laca do të jetë me skuadrën e Lyon deri në vitin 2025.




