Atë çka Federata Italiane e Futbollit ja mori, Komiteti Olimpik ja ktheu sërish, me “bardhezinjtë” e Juventus që fituan gjyqin në Këshillin e Garancisë e tashmë pritet që “zonjës së vjetër” t’i rikthehen 15 pikët e “rrëmbyera” nga renditja e sezonit aktual të Serie A.
“Zonja e Vjetër” është shpallur e pafajshme dhe tani ka rikthyer pikët e hequra në Serie A, shkruan Lajmi.net
Ekipi i menaxhuar nga Max Allegri tani ngritet në pozitën e 3-të me 59 pikë, tri më shumë se pozita e katërt, AS Roma (56) dhe gjashtë më shumë se pozita e pestë, AC Milan (53).




