ZYRTARE: Immobile rinovon me Lazion

Klubi italian njoftoi kontratën e re me Immobile sezonin e kaluar, ndërsa drejtori i komunikimit Stefano De Martino zbuloi një marrëveshje të re pesë-vjeçare për Lazio Style Channel para pak çastesh.

“Lajmi sot është se Ciro Immobile i është përkushtuar Lazios edhe për pesë vjet, deri në 2025”, tha ai. “Është një zgjedhje profesionale, e përzemërt dhe e njohur”.

“Ne duam ta zyrtarizojmë menjëherë, pasi lajmi erdhi vetëm disa orë më parë. Është e rëndësishme sepse Immobile ndiqet nga skuadrat më të rëndësishme, pasi ai është fituesi i Këpucës së Artë”.

Immobile shënoi 36 gola në 37 ndeshje të Serie A sezonin e kaluar dhe 125 në 178 ndeshje për Lazio që nga kalimi i tij në ‘Olimpico’ në korrik 2016.