Merr fund saga Neymar, lojtari qëndron te PSG edhe për një sezon

Barcelona ka punuar pa u lodhur për të provuar dhe ri-firmosur me Neymar verën e kaluar, por PSG nuk ishte e gatshme për të negociuar. Plani ishte që të kthehej me një ofertë të freskët këtë verë, por shpërthimi i koronavirusit e ka lënë Barçën larg çmimit të kërkuar nga skuadra franceze.

Një rikthim në ‘Camp Nou’ për Neymar është dukur i pamundur për disa muaj, por thashethemet kanë marrë fund pasi braziliani i tha revistës zyrtare të klubit se ai nuk do të largohet.

“Unë po qëndroj në PSG sezonin e ardhshëm”, zbuloi ai. “Dhe me ambicien për t’u rikthyer në finalen e Ligës së Kampionëve, kësaj radhe për ta fituar atë”.

“Më pëlqen kjo ide e të bërit gjithçka për të lënë emrin tim në librat e historisë së klubit tim”.