Zyrtare: Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

Steven Gerrard ka marrë drejtimin e skuadrës saudite, Al Ettifaq, ku do të ketë në dispozicion miliona për të ndërtuar një ekip me yje.

Legjenda e Liverpoolit, fillimisht kishte refuzuar të marrë drejtimin e klubit në Saudi Pro League, por ka ndryshuar mendje duke nënshkruar kontratë.

Caktimi i ish-mesfushorit anglez në rolin e trajnerit të Al Ettifaq është zyrtarizuar nga klubi saudit.

Te klubi i ri, Gerrard pritet të ndiqet nga emra të njohur të futbollit evropian, të cilët janë duke e zgjedhur Arabinë Saudite si destinacion për ta vazhduar karrierën e tyre.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo (Al Nassr), ishte nismëtari i një ndryshimi të madh në futbollin saudit, ku kanë zgjedhur të shkojnë futbollistë dhe trajnerë shumë të njohur, derisa shumë të tjerë pritet t’i bashkëngjiten Saudi Pro League. /Telegrafi/