Formula 1 sot ka njoftuar zyrtarisht se gara e Russian Grand Prix nuk do të zhvillohet këtë sezon.
Dje, disa pilotë të F1 ishin deklaruar kundër një mundësie për të garuar në Rusi.
Sot, Formula 1 ka ndjekur vijën e njëjtë të mendimit, duke anuluar edhe zyrtarisht garën në Rusi.
Kjo si pasojë e ngjarjeve të fundit në Ukrainë, të cilat F1 thotë se i ndjek me shqetësim dhe dhimbje të madhe.




