Zyrtare: FIFA merr vendim të madh kundër Rusisë

Shtëpia e madhe e futbollit botëror, FIFA ka dalë me një vendim ndaj Rusisë.

FIFA ka vendosur që asnjë ndeshje ndërkombëtare të mos zhvillohet në Rusi, shkruan Gazeta Express.

Kjo vjen si sanksion ndaj Rusisë, e cila nga e enjtja ka filluar ta sulmojë ushtarakisht Ukrainën.

Po ashtu, flamuri dhe himni i Rusisë do të ndalohet gjatë ndeshjeve të kombeve tjera.

Deri tani, një numër i madh i shteteve janë deklaruar se nuk dëshirojnë të luajnë ndaj Rusisë.

Së fundmi, një gjë të tillë e konfirmoi edhe Anglia. /Gazeta Express