Zyrtare: Christensen largohet nga Chelsea

Andreas Christensen nuk do të jetë më pjesë e ‘Bluve të Londrës’

Christensen i përfundoi kontrata me Chelsea, kështu tashmë zyrtarisht do të largohet nga ‘Stamfrod Bridge’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale.

Danezi fillimisht ka qenë pjesë e akademisë së londinezëve, më pas ishte transferuar drejtë Borussia M’galdbach në formë huazimi.

Ndërsa, në vitin 2015 u rikthye sërish te Chelsea, por te ekipi i parë.

Mbrojtësi për gjatë këtyre viteve në ‘Stamford Bridge’ ishte një lojtar i rëndësishëm për klubin.

Christensen pritet t`i bashkohet Barcelonës si një lojtar i lirë këtë merkato.