Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Blutë e Londrës kanë transferuar futbollistin e Kombëtares së Francës, Axel Disasi, shkruan Lajmi.net
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me ekipin nga Londra. Ai bëri 130 paraqitje në Ligue 1, ka luajtur katër herë me Francën dhe ishte pjesë e ekipit të parë në Botërorin “Katari 2022”.
Chelsea për mbrojtësin francez ka paguar plotë 40 milionë euro, kurse Disasi do t’i bashkohet skuadrës menjëherë gjatë ditës së sotme./Lajmi.net/