Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani edhe zyrtarisht është lojtar i lirë.
Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Valencia e ka konfirmuar që ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Cavanin, raporton lajmi.net.
Cavani kaloi te Valencia në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi që i dha fund aventurës te Manchester United.
Në sezonin e parë me klubin, ai luajti në 28 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat ai shënoi shtatë gola.
“Valencia e falënderon Cavanin për profesionalizmin e treguar dhe i uron atij fat gjatë karrierës së tij sportive”, shkruante në komunikatën e klubit.