ZYRTARE: Barcelona rikthen Demirin te Rapid Wien

Demir ishte te Barcelona në formë huazimi nga klubi austriak, por me ardhjen e Xavit, gjërat ndryshuan me teknikun spanjoll që preferojë lojtarë të tjerë, transmeton lajmi.net.

 

Kësisoj, Barcelona vendosi të ndërprejë huazimin dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me Demirin.

“FC Barcleona dhe Rapid Wien kanë arritur marrëveshje për të finalizuar huazimin e lojtarit Yusuf Demir, që rikthehet te skuadra austriake”, shkruhet në komunikatë.

 

Ndërkohë, me largimin e Demir, Barcelona mund të regjistrojë Nicon dhe Gavin si lojtar të ekipit të parë.