ZYRTARE: Aston Villa kompleton transferimin e Lucas Digne

Francezi është transferimi i dytë për skuadrën e Steven Gerrard pas Philippe Coutinhos, transmeton lajmi.net.

 

Ishte skuadra angleze që përmes një komunikate zyrtare konfirmoi transferimin e kompletuar të francezit.

“Aston Villa është e lumtur të njoftojë transferimin e Lucas Digne nga Everton”, shkruhet në komunikatë.

 

Ndërkohë, raportohet se transferimi i Digne ka kushtuar hiq më pak se 30 milionë euro.