Zyberi pak para se të kandidohet: Ideja e Ahmetit për kryeministër mund t’i sjellë VMRO-së 60 deputetë (Video)

Para se të pranojë të kandidohet për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Zyberi ka pasur një intervistë për televizionin ABC Neës nga Shqipëria. Në këtë intervistë, Zyberi e ka vlerësuar si legjitime kërkesën për kryeministër shqiptar, por për momentin aktual vetëm mobilizon maqedonasit të dalin në numër më të madh. Si shembull për të ilustruar qëndrimin e tij, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që me idenë për kryeministër shqiptar të përsëritet situata kur VMRO-DPMNE pat fituar 63 deputetë. Këtë pjesë të intervistës mund ta përcillni në videon më poshtë: