Zvogëlohet numri i punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2022, në krahasim me majin e vitit të kaluar, u zvogëlua për 1,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Në periudhën janar – maj, megjithatë, në krahasim me pesë muajt e parë të vitit të kaluar, numri i punëtorëve është më i vogël për dy për qind.

Numri i punëtorëve në sektorin Xehetari dhe nxjerrje të gurit në maj të vitit 2022, në krahasim me majin e vitit 2021, shënon rënie për 2,5 për qind, në sektorin Industria përpunuese ka rënie për 1,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe klimatizim shënohet rënie për 1,2 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në maj të vitit 2022, në krahasim me majin e vitit 2021, ka rënie tek Energjia për 5,1 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 5,5 për qind, ndërsa rritje shënon te Prodhimet intemediare, përveç energjisë për 1.0 për qind, Prodhimet kapitale për 2,0 për qind dhe Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 2,4 për qind.