Zvogëlohën kontrollet për cilësinë e karburanteve

Janë zvogëluar kontrollet për cilësinë e karburanteve që shiten në të gjithë vendin. Kriza e koronës ka ulur intensitetin e inspektimeve në terren, thonë për Alsat nga Byroja për metrologji. Që nga fillimi i pandemisë, janë kryer vetëm disa kontrolle që nuk kanë treguar rezultate negative.

– Advertisment –

“Duke qenë se bëhet fjalë për pandeminë me Covid 19, tani kontrollet nuk janë shumë të shpeshta, megjithëse ideja ishte që të kemi kontrolle shumë të shpeshta. “Por, normalisht, me normalizimin e situatës shpresoj se deri në fund të vitit do t’i përfundojmë një pjesë të mirë të kontrolleve të planifikuara që kishte Inspektorati Shtetëror i Tregut- deklaroi Bianka Mangutova – Stoillkovska, menaxhere e cilësisë në Byronë e Metrologjisë.

Ky laborator i lëvizshëm, i cili shtetit i kushtoi 500 mijë euro për muaj të tërë nuk është në përdorim vetëm për shkak të kontrolleve të reduktuara. Laboratori u ble vitin e kaluar që të bëhen kontrolle të rregullta në pompat e benzinës, cisternat dhe vendet e tjera ku ruhen karburantet.

“Cilësia gjithmonë manipulohet, prandaj ky laborator është i rëndësishëm. Dhe këtu, duhet të shihet nëse ndonjë nga parametrat është jashtë rregullores për cilësinë e karburantit të lëngët- pohoi Bianka Mangutova – Stoillkovska, menaxhere e cilësisë në Byronë e Metrologjisë.

Në laborator inspektohen mostrat nga kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Nga ky institucion kërkuam informacione ku janë kryer kontrollet dhe me kërkesën e kujt? Çfarë kanë zbuluar dhe a kanë sanksionuar dikë? Morëm një përgjigje sipërfaqësore.

Inspektorati Shtetëror i Tregut

“Laboratori i lëvizshëm u ble me kërkesën tonë në Qeveri në mënyrë që Inspektorati Shtetëror i Tregut të mund të kontrollojë cilësinë e karburantit. Ai është ende pjesë e Byrosë së Metrologjisë, e cila e ka blerë atë me mjetet e veta. Inspektorati Shtetëror i Tregut, përveç një kontrolli testues, nuk ka kryer kontrolle tjera me Laboratorin Lëvizës.”

Përkundër informacioneve të këtilla, realiteti që ndodh në terren është se mbi çdo vit keqpërdoren 40 mijë tonë e të ashtuquajturës “naftë e kuqe” që kushton më lirë. Në vend se në shporetët për ngrohje, ajo përfundon në rezervuarët e shumë automjeteve me naftë dhe makinerive bujqësore dhe është ndotës i jashtëzakonshëm i ajrit.