Zvicra, me më shumë kilometra në “EURO 2020”

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin konfirmoi se nuk do të ketë më garim të Kampionatit Evropian në shumë shtete evropiane, për shkak të udhëtimeve të gjata për kombëtaret pjesëmarrëse. Kombëtarja me më shumë kilometra të udhëtimit është Zvicra, e cila kaloi 9.970 km gjatë garave në EURO 2020.

Të përzgjedhurit e Petkoviqit udhëtuan nga Baku në Romë dhe anasjelltas, pastaj shkuan në Bukuresht dhe në fund u eliminuan në Sent Petersburg.

Në vendin e dytë është Danimarka me 8.231 km, para Polonisë me 7.150. Më pak udhëtim kishte për futbollistët e Hungarisë, të cilët kaluan vetëm 563 km, duke lënë pas Gjermaninë me 928 km.

Kujtojmë se Maqedonia luajti dy sfidat në Bukuresht dhe një në Amsterdam, duke kaluar 1.785 km.