Zvicra dhe Austria marrin masa kundër përhapjes së koronavirusit

Kantoni zviceran i Ticinos njoftoi se spitalet do të izolojnë dhe testojnë të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.

Ticino është fqinj i rajonit të Lombardisë së prekur nga virusi.

Rreth 68 mijë persona udhëtojnë çdo ditë për punë nga Italia në Ticino, transmeton KosovaPress.

Në provincën Carinthia të Austrisë, Guvernatori, Peter Kaiser, njoftoi shmangien e udhëtimeve drejt rajoneve të prekura nga virusi në Itali.