Maqedoni, mbi 40% e qytetarëve jetojnë me kredi, 45% se kalojnë muajin pa borxhe

Mbi 40% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë kredi, derisa 56,9% nuk kanë kredi dhe nuk i kanë borxhe bankave. 45,3% nga të anketuarit thonë se nuk mund të kalojnë muajin pa hyrë në borxhe, derisa 51.7% jetojnë pa borxhe. Këtë e tregon anketa më e re “Detektor”, e përgatitur nga Instituti për hulumtime politike në Shkup.

Sipas anketës, 56% e qytetarëve kanë kredi harxhuese, 25% për banesë, 9,1% për makinë dhe se 7% shfrytëzojnë këto bankat e reja që japin para në procedurë të shpejtuar. Anketa është realizuar në fund të muajit janar ku janë pyetur mbi një mijë qytetarë. (INA)