REAGIM!
Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes futbollistike mes KF Shkëndija – Haraçinë dhe KF Pobeda në Prilep, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Pas përfundimit të ndeshjes, policia ka identifikuar dhe ndaluar personin që shkaktoi incidentin në dhomën e zhveshjes së ekipit mysafir, ndërsa ndaj të tjerëve që kanë marrë pjesë në sjellje të papërshtatshme janë ndërmarrë procedurat përkatëse në bashkëpunim me organet kompetente.
Në të njëjtën kohë, janë iniciuar masa disiplinore ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk kanë reaguar me kohë, sepse përgjegjësia në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike është e pandashme.
Po ashtu, dua të siguroj se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes. Institucionet do të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur rendin publik dhe për të garantuar sigurinë e secilit qytetar, pa dallim.
Dhuna nuk ka vend në sport.
*Reagim i zevendesministri te Brendshem Astrit Iseni




