Sot në Bruksel filloi vizita dhe pjesëmarrja në Samitin Ballkani Perëndimor – Bashkimi Evropian, kushtuar bashkëpunimit në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë. Përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian po diskutojnë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë dhe hapat e ardhshëm të bashkëpunimit. Në kuadër të aktiviteteve të sotme, fokusi është vënë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe flukseve financiare të lidhura me të, përmes zbatimit të qasjes „follow-the-money“ dhe avancimit të hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Si Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si pjesë e Qeverisë, mbetem fuqishëm i përkushtuar dhe i fokusuar në sjelljen e ideve dhe vendimeve të reja për vendin tonë, duke ecur në rrugën evropiane.
Lajme Zv.ministër Iseni, takim me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor, në fokus...



