Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, shpërndau Abetaren e Unifikuar në shkollat e Çairit! (Video)

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit, Lulëzim Aliu, kanë shpërndarë sot, në ditën e parë të nisjes së procesit arsimor, kanë shpërndarë abetaren e unifikuar, në shkollën fillorë “Liria” në Shkup, shkruan gazeta LAJM.

“Ishte nder i madh që të dorëzoja Abetaren e Unifikuar për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup. Abetarja është abc-ja e hyrjës në gjuhën shqipe, ndërsa Abetarja e Unifikuar është shënjues i përpjekjeve tona për të mbrojtur dhe kultivuar gjuhën standarde shqipe.

Nga sot, nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit shqip njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Është padyshim një hap thelbësor në mirëmbajtjen e indetitetit tonë kombëtar në një epokë të globalizimit.
Ishte një moment i veçantë për të gjithë ne, të cilin do ta kujtojmë gjatë. I falendëroj arsimtarët dhe nxënësit për programin e mrekullueshëm të përgatitur për këtë ditë të shënuar dhe ITKSHSHM-së për donacionin e abetareve”, ka shkruar Mexhiti.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i “Alternativës”, Zeqirija Ibrahimi, drejtori i ITTKSH-së, Skender Hasani, si dhe funksionarë tjerë të qeverisë dhe deputetë.

Shpërndarja e abetares së unifikuar, nga e cilat prej vitesh mësojnë nxënësit e Shqipërisë, Kosovës dhe Luginë së Preshevës, për herë të parë është shpërndarë në Maqedoninë e Veriut, ndonëse një gjë e tillë premtohej gjatë kohë.