Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sot Qeveria ka miratuar dy programe për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme.
“Qeveria investon në dije dhe barazi: shkolla të reja dhe të rikonstruktuara
Sot, Qeveria mori vendime konkrete për të ardhmen e vendit. U miratuan dy programe për ndërtimin dhe rikonstruktimin e shkollave fillore dhe të mesme.
Janë ndarë 75 milionë denarë për shkollat fillore dhe 80 milionë denarë për shkollat e mesme. Këto janë investime reale në dije, barazi dhe perspektivë për fëmijët tanë.
Në Kumanovë po bëhet realitet gjimnazi “Sami Frashëri”, ndërsa në Sellcë të Tetovës po ndërtohet objekt i ri shkollor për nxënësit e arsimit fillor. Po ashtu, janë siguruar mjete për rikonstruktimin e shkollave ekzistuese, në mënyrë që nxënësit dhe mësimdhënësit të kenë kushte dinjitoze.
Kjo është politikë me vepra, jo me fjalë. Arsimi mbetet prioritet i yni dhe themel i së ardhmes së vendit”, ka shkruar zv/kryeministri Bekim Sali.
Maqedoni Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Qeveria investon në dije dhe barazi, shkolla...





