Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka dënuar ashpër sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.
“Dënojmë ashpër sulmin e sotëm ndaj Ambasadës së Bullgarisë në Shkup, si dhe çdo akt dhune apo vandalizmi ndaj përfaqësive diplomatike.
Siguria e misioneve diplomatike është obligim ndërkombëtar, ndaj institucionet tona të sigurisë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për ta zbardhur rastin dhe për ta kapur autorin e këtij akti.
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Konventës së Vjenës dhe ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore mbi dialog, respekt dhe vlera evropiane”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.
Lajme Zv/kryeministri i parë Bekim Sali dënon ashpër sulmin ndaj Ambasadës bullgare në...




