Aleanca dhe Alternativa, pastruan tabelat e shkarravitura nëpër Shkup (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët dhe Alterantiva përmes një aktiviteti gjatë ditës së sotme kanë pastruar të gjitha tabelat udhëzuese në Shkup në të cilat tabela gjuha shqipe ka qenë e shkaravitur.

Në akvitietet kanë marrë pjesë aktivist të partive nga Dega e Çairit dhe ajo e Butelit.

“Përderisa funksionarët e BDI-së me gojën plotë lavdërohen se gjuha shqipe është zyrtare, të njejtit nuk janë në gjendje të sigurojnë që në këto tabela të fiugrojë edhe gjuha shqipe. Pas përdhosjes së madhe që i është bërë gjuhës shqipe ndër vite, ne iu bëjmë thirrje ndërmarrjeve “Rrugët Shtetërore” dhe “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” por edhe Qytetit të Shkupit që të mundësojnë që këto tabela të jenë ashtu si duhet, pra edhe në gjuhën shqipe. Është për të ardhur keq se ky vandalizëm po ndodh në mënyrë konstante edhe atë mu në qendër të Shkupit, mu para institucioneve të rëndësishme të shtetit siç janë Kuvendi dhe Qeveria”, ka thënë Zudi Enuzi nga ASH.