Zubin Potok: 15 komisionerë serb po vëzhgojnë procesin e votimit

Në Zubin Potok, 15 komisionerë serb po vëzhgojnë procesin e votimit.

Në katër komunat veriore, është duke vazhduar procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Numri i Qendrave të Votimit në komunën e Zubin Potokut është 5, Leposaviqit 8, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.