Është bastion i AAK-së. E këtu në shtëpinë e kulturës në Klinë daullet kërcasin për tubimin e së shtunës që ka kjo parti me partnerët e koalicionit.
Ardhjes së kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinajt i prin nikoqiri, njëherësh kryetari e kandidati për deputet, Zenun Elezaj.
Derisa, dikush krejt këtë atmosferë po e ndanë edhe me miqtë virtual.
Salla u mbushë dhe vend për të gjithë nuk pati. Përveç në këmbë edhe porta kryesore mbeti e hapur nga masa me kureshtjen për të ndjekur këtë tubim parazgjedhor.
Kur, bartësi i listës Kosova fituese i drejtohet masës, salla ndizet.
Ramush Haradinaj nga kjo që pa, menjëherë dha mesazhin për kreun e Klinës.
Ish-kryeministri që synon të bëhet përsëri shef qeverie, kësaj ane iu premtoi investime në infrastrukturë, që sipas Haradinaj, qeveria që është në përfundim të mandatit nuk bëri gjë.