Drejtori aktual i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov paralajmëroi se javën e ardhshme do të japë dorëheqje nga funksioni, transmeton TV21.
Siç bëri të ditur sot ai ka marrë ofertë për të qenë këshilltar i kryeministrit për bujqësinë, sigurinë e ushqimit dhe politikën veterinare dhe fitosanitare.
“Unë kam një ofertë nga Kryeministri që të jem këshilltar në fushën e bujqësisë, sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe fitosanitare, e cila është një sfidë e veçantë për mua”, tha Atanasov.
Zoran Atanasov Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka qenë nga viti 2017.