Zogiani: S’është keq të shkohet ne organizimet politike si gazetar, por jo në fushatë të partisë

Shkruan: Avni Zogiani

Nuk është domosdoshmërisht e gjykueshme kur një gazetar merr pjesë në një organizim të një partie politike!

Kur një aktivitet ka për qëllim të trajtojë një çështje shoqërore e publike, është e qartë që opinionistët, të opinionuar siç janë (e këtu hyj dhe unë), është e pritshme ta dhënë mendimin e tyre!

Mirëpo kur një fushatë bëhet e qartë që është fushatë e një partie, kur një tryeze a aktiviteti i ngjitet emri i një lideri të një partie tjetër, këtu pastaj kemi të bëjmë me futje në garë të gazetarit për ose kundër një subjekti politik.

Natyrisht gjithmonë të tilla ngjarje kanë brenda çështje shoqërore apo publike, sepse politika ka të bëjë me të tilla çështje!

Ama aktiviteti i djeshëm i LDK me gazetarë primar e ka pasur luften partiake! Pra, që në emërtim, “Rruga pa Albin Kurtin”, është një agjendë leht e identifikueshme, e emërtuar si e tillë, pra si luftë e një partie për pushtet, e një lideri partiak kundër një lideri tjetër! Këtu LDK nuk ka lënë vend për dilema, primare dhe mbi të gjitha në këtë titull është pra agjenda partiake!